Përmes postimit të tij të fundit në Twitter, Elon Musk kërkon nga njerëzit që të shqetësohen më tepër rreth uljes së numrit të lindjeve në të gjithë botën.
Për shkak të pandemisë, numri i lindjeve në SHBA u ul me 4% nga 2019 në 2020, duke shënuar kështu numrin më të ulët të lindjeve në këtë shtet që nga 1979. CEO i kompanisë së eksplorimit hapësinor SpaceX ka si qëllim që të dërgojë humanë të cilët do të jetojnë në planetin Mars. Në një podcast gjatë muajti të kaluar ai tregoi se SpaceX mund të jetë gati të dërgojë njerëzit në Planetin e Kuq me raketën Starship brenda 10 viteve të ardhshme.
We should be much more worried about population collapse
— Elon Musk (@elonmusk) January 18, 2022
Mirëpo sipas tij, nëse kriza demografike vazhdon të mbetet e njejtë, atëherë nuk do të ketë njerëz mjaftueshëm për t’u transportuar në Mars. Kjo nuk është hera e parë që Musk shpreh shqetësimet e tij në lidhje me uljen e numrit të lindjeve.
Babai i 6 fëmijëve mendon se numri gjithnjë e më i ulët i lindjeve është rreziku kryesor i civilizimit. Muajin e kaluar ai tha se “në qoftë se njerëzit nuk lindin më tepër fëmijë, civilizimi do të shkatërrohet.”
If there aren’t enough people for Earth, then there definitely won’t be enough for Mars ☹️
— Elon Musk (@elonmusk) January 18, 2022
Sipas Bankës Botërore, numri i lindjeve ka qenë në një rënie të qëndrueshme që nga viti 1960. Paqartësitë ekonomike të shkaktuara nga COVID-19 kanë rritur trendin e moslindjes së fëmijëve.