Tani që blerja e 20th Century Fox nga Disney është kompletuar, kompania ka nisur menjëherë ndryshimet në krijimin e një origjinaliteti të ri dhe mos përdorimin e fjalës “Fox”.
Përmes një deklarate Disney konfirmon se shumë shpejtë studio e famshme do të mbajë emrin 20th Century Studios ndërsa Fox Searchlight Pictures do të quhet Searchlight Pictures. Vendimi vjen për të mos krijuar konfuzion në publik dhe për të diferencuar fjalën “Fox” nga produktet e Disney. Kompania nuk ka blerë të gjitha asetet dhe sot ende kemi në funksionim Fox News, Fox Sports dhe Fox Tv të cilat nuk janë në pronësi të Disney.
Call of the Wild i cili do të shfaqet më 21 shkurt është filmi i parë në të cilin do të njihemi me brandimin e ri. Ne shpresojmë që të paktën Disney të ketë ruajtur të njëjtën audio në intro!