Crypto.com, një cryptocurrency exchange me bazë në Hong Kong do të jetë një sponsor zyrtar në finalen e kompeticionit të futbollit Italian, Coppa Italia, e cila do të zhvilllohet në 19 maj midis Atalanta dhe Juventus.
Ky partneritet me Lega Serie A është i pari në llojin e tij, pasi kurrë më parë nuk ka patur një bashkëpunim mes kampionateve të futbollit dhe kriptomonedhës. Madje për ta përkujtuar këtë event do të krijohet një koleksion me NFT që do të paraqesin trofeun, momente nga ndeshje dhe më shumë.
Këto dy organizata po planifikojnë të “krijojnë një eksperiencë të re për fansat e futbollit në Itali dhe më tej.” siç u shprehën dhe në deklaratën e tyre të përbashkët. Më parë Crypto.com ka arritur një marrëveshje me ekipin e Aston Martin Cognizant Formula One, për të cilën ka publikuar dhe disa NFT me rastin e rikthimit të kësaj firme në F1 pas një mungese prej 60 vitesh.
Kjo cryptocurrency exchange u bë gjithashtu sponsor zyrtar i ekipit profesional të hockey, Montreal Canadiens, në muajin mars.