Pas 9 vitesh drejtimi të YouTube, CEO Susan Wojcicki ka vendosur të tërhiqet nga ky rol. Përmes një postimi në blog, ajo tregoi se “ka vendosur të nisë një kapitull të ri në jetën e saj ku do të fokusohet në familjen, shëndetin dhe projekte të tjera personale”. Ajo do të zëvëndësohet nga Neal Mohan, i cili aktualisht punonte në rolin e CPO në YouTube.
“Kjo është koha e duhur për mua, dhe unë mendoj se jam në gjendje të marr një vendim të tillë pasi kemi një ekip drejtues mjaft të mirë në YouTube.” tha Wojcicki. Ajo shtoi se do të vazhdojë të punojë në YouTube për një kohë të shkurtër për të ndihmuar Neal me këtë tranzicion.
Në postimin e saj në blog, Susan vlerësoi punën e Neal në lançimin e YouTube TV si dhe në drejtimin e YouTube Music, Premium dhe Shorts. Pas ftesës së Sundar Pichai, CEO i kompanisë mëmë të Google, Alphabet, Susan konfirmoi se do të ketë një rol këshillues në Google dhe Alphabet.
“Kjo gjë do të më lejojë që duke u mbështetur në eksperiencat e mia të ndryshme përgjatë viteve të ofroj ndihmën time në Google dhe kompanitë e tjera të Alphabet.” tha Susan.
Susan Ëojcicki ka punuar në këtë kompani prej 25 vitesh, dhe ishte një ndër 20 punonjësit e parë të kompanisë, e 16 në listë.