Bashkimi Evropain organizoi një party 24 orëshe në metaverse-in e tij $407,000, por për fat të keq ishin të paktë njerëzit të cilët morën pjesë në të, sipas gazetarit Vince Chadwick. Kur bota virtuale u prezantua për herë të parë në tetor, stafi i BE ngriti disa shqetësime.
“I turpshëm, i mërzitshëm apo plehra virtuale” ishin fjalët më të përmendura për të përshkruar hapësirën virtuale me kosto të mëdha.
Eventi i javës së kaluar duhet të ishte një “party në plazh” ku do të kishte muzikë dhe argëtim për të festuar lançimin e strategjisë “Global Gateway”. BE tregoi për kompanitë e lajmeve se metaverse-i do të shërbente për të rritur ndërgjegjësimin e 18-35 vjeçarëve të fokusuar në TikTok dhe Instagram që nuk janë të përfshirë politikisht në drejtimin e vendit.
I’m here at the “gala” concert in the EU foreign aid dept’s €387k metaverse (designed to attract non politically engaged 18-35 year olds — see story below). After initial bemused chats with the roughly five other humans who showed up, I am alone. https://t.co/ChIHeXasQP pic.twitter.com/kZWIVlKmhL
— Vince Chadwick (@vchadw) November 29, 2022
Mirëpo ndërkohë që BE vazhdonte me shfaqjen e videos promocionale, u duk se ky informacion shkoi drejt shumë pak përdoruesve. Chadwick tregoi përmes një tweet-i eksperiencën e tij në këtë party, ku tha se ishin vetëm 5 persona të tjerë bashkë me të në këtë hapësirë. Ai përshkruajti bisedat e tij “të habitura” me 4 personat e tjerë ndërkohë që secili po mundohej të mendonte se çfarë po ndodhte.
“Koncerti konsistonte në të njejtin DJ që vendoste të njejtën muzikë.” tha një nga përdoruesit, ndërkohë që Chadwick mendoi se data apo orari i organizimit nuk ishte i saktë. Të gjithë (të katërt) personat e tjerë u larguan nga ky event, dhe gazetari ishte i vetmi person në këtë party më pak se 1 orë pas fillimit të saj.