Punonjësit e pavarur që punojnë nga shtëpia së shpejti do të mund të punojnë zyrtarisht pa paguar taksa në shtetin e Indonezisë, duke përfshirë këtu dhe ishullin e Bali.
Ministri i turizmit Sandiaga Uno prezantoi planin 5 vjeçar “digital nomad visa” më herët gjatë kësaj jave, duke i treguar gazetarëve se kjo lëvizje pritet të sjellë deri në 3.6 milionë qytetarë të rinj në Indonezi dhe të krijojë 1 milionë vende të reja pune në këtë shtet.
Uno tha se viza 5 vjeçare për punimin nga shtëpia do t’i mundësojë freelancer-ave të punojnë pa paguar taksa në ishujt si Bali, për sa kohë pagat e tyre vijnë nga jasht Indonezisë. Qëllimi i Uno është të kthejë turizmin e Indonezisë nga një vend pushimesh në një vend qetësie, të qëndrueshëm dhe spiritual.
“Në këtë mënyrë ne do të kemi një cilësi dhe impakt më të mirë në ekonominë lokale.” shpjegoi ai.
Uno zbuloi gjithashtu se vendimi ishte i bazuar në një studim që tregoi se Indonezia ishte vendi i preferuar nga 95% e personave që punonin nga shtëpia që morën pjesë në studim.