Tërmeti i fuqishëm që tronditi Durrësin dhe qytetet rreth tij kanë vënë në levizje edhe një prej kompanive më të mëdha në botë Amazon të cilët në bashkëpunim me Fundjavë Ndryshe kanë dërguar ndihma për familjet e prekura.
Lajmi u bë i ditur nga Arber Hajdari i cili postoi në rrjete sociale fotot me mbishkrimin: “Kompania Amazon ndihma për të prekurit nga tërmeti, në bashkëpunim me Fundjavë Ndryshe! 5 kamionët e parë me krevate, çadra, batanije mbërriten. Vlera e kontributit fillestar të Amazon për ndihmat që kanë sjellë është 240.000$”
Faleminderit Amazon!