Edhe një tjetër profesion rrezikohet nga puna e automatizuar ndërsa një gjigand si Daimler shpall planet për të sjellë kamionë automatikë.
Gjigandi i automjeteve, prodhuesi i Mercedes Benz do të bashkpunojë me një force të ndjerë në treg si nënkomapania e Google; Waymo e cila ka prej vitesh tashmë një laborator të ndjeshëm në industri për veturat e afta për navigim autonom.
Dyshja bashkohet për t sjellë kamiona me nivel 4 autonomie por edhe pavarsi të plotë në kushte të caktuara. Provat e para do të fokusohen në disa modele kamionash Freightliner Cascadia të cilat që tani përdorin Waymo Driver për navigim.
Edhe Waymo ka qenë duke testuar kamiona pa shofer prej kohësh por kjo kontratë do të thotë shumë për të dyja kompanitë. Do të thotë shumë edhe për konkurencën pasi kujtojmë se rivali i Daimler, gjigandi Volvo prej kohësh ka filluar bashkëpunimin me Nvidia për anën e pajisjeve por edhe të software.