Pothuajse 5 vite pas prezantimit të konceptit të parë të ID Buzz në Detroit Auto Show, Volkswagen është gati të prezantojë një version përfundimtar të këtij automjeti. CEO i kompanisë, Herbert Diess publikoi një tweet ku lajmëroi se “legjenda do të rikthehet” në datën 9 mars.
The legend returns on 03/09/22! pic.twitter.com/Q4hFyCN5mr
— Herbert Diess (@Herbert_Diess) January 6, 2022
Një makinë gjithnjë e pranishme në qytetet bregdetare të Kalifornisë, VW Microbus është rimishëruar si një automjet elektrik sikur të mos ishte larguar asnjëherë. Pas publikimit të konceptit, kjo makinë u prit shumë mirë nga publiku, dhe ky feedback pozitiv bëri që kompania të japë dritën jeshile për prodhimin e këtij automjeti. Pritet që ky produkt të prekë tregun gjatë vitit 2023.
Ne akoma nuk dimë shumë detaje rreth kësaj makine lektrike, duke përfshirë këtu dhe planet e VW mbi ruajtjen e emërtimit ID Buzz. Pritet që kjo makinë të ketë dhe versione tërësisht autonome të mbushura plot sensorë, të cilat do të bëjnë të mundur funksionimin e tyre si mjete transporti në platformën që mund të lançohet në 2025 në Gjermani.
Microbus do të përdorë platformën MEB dhe do t’i bashkohet linjës së makinave të tjera elektrike nga kjo kompani si ID3, ID4 dhe ID5. VW mund të ketë humbur besimin e klientëve pas skandalit të emëtimit të gazeve, mirëpo e ardhmja elektrike mund të jetë rruga e duhur për të eleminuar disi skepticizmin.