Sipas raportimeve të fundit, Tesla ka vendosur të përdorë një sistem të ri për paralajmërimin e rrezikut në makinat që kompania prodhon në partneritet me Emergency Safety Solutions, prodhuesin e Hazard Enhanced Location Protocol (H.E.L.P.).
Emergency Solutions e përshkruan këtë sistem si “të dizenjuar për të sjellë ndriçim që bie shumë në sy dhe komunikim dixhital duke përdorur sistemet e dritave të makinës, platformat OEM cloud dhe aplikacionet e navigimit”.
Ky sistem ofron një qasje me shumë drejtime që përmirëson kohën e rifreskimit të dritave të rrezikut, gjë që është provuar të jetë më efikase në siguri. Mirëpo pjesa më e rëndësishme e produktit është një sistem që njofton makinat përreth rreth makinës së dëmtuar përmes pajisjeve celulare. Më poshtë keni një demonstrim me video të mënyrës se si ky sistem funksionon.
Ditën e djeshme kompania lajmëroi se ka nisur të punojë në bashkëpunim me Tesla për implementimin e teknologjisë së re në linjën e makinave elektrike të Tesla. “Ky është një lajm shumë i mirë për përmirësimin e rëndësishëm të sigurisë në anësinë e rrugës. Tesla është një lider në treg duke sjellë inovacionet më të reja pranë përdoruesve të saj dhe duke implementuar sistemin H.E.L.P. në miliona mjete Tesla në të ardhmen.”