Një kompani Ruse ka vendosur të marrë bazën e një Tesla Model S, kabinën e një Ford Mustang 70‘ dhe të sjellë një makinë që asnjëri prej nesh nuk e dinte sa shumë i duhej botës.
Platforma e Model S ka të njëjtën bateri prej 100 kWh dhe dy motorrë elektrik, pretendohet të sjellë 840 kuaj fuqi, dhe mund të shkojë nga 0 në 100 km/h në vetëm 2.2 sekonda dhe të kapë një shpejtësi maksimale prej 250 km/h.
Aviar R67 rus kopjon pamjen e një Mustangu amerikan të viteve 70. Megjithatë një sërë tiparesh janë modifikuar për ta sjellë design-in në kohë. Stopet janë rrethuar nga ndriçues të përhershëm, një spliter me fibra karboni, grilë dhe anë po ashtu prej fibrash karboni.
Një nga pjesët më të ngjashme me një Tesla është sistemi masiv i ndërfaqjes. Pjesa e brendshme është ribërë sidoqoftë.
Kompania thotë se R67 do të bëjë 507km me një karikim të vetëm. Meqenëse shasia është e një Tesla ajo mund të karikohet me Tesla Superchargers.
Nuk kemi ende detaje rreth çmimit, por një produkt i tillë nuk pritet të vijë lirë.