Kia prezantoi EV9 SUV, një koncept shumë të madh EV me formë tepër katrore e cila do të ketë një autonomi prej 482 kilometrash. Njësoj si paraardhësi EV6, EV9 do të ndërtohet duke u bazuar në platformën e re të Hyundai Electric-Global Modular, dhe Hyundai beson se ky model do të shërbejë si një bazë për EV familiare që janë planifikuar.
:no_upscale()/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_asset/file/23022507/18195_Concept_EV9.jpg)
EV9 mund të ketë këndet e njejta me Soul, por ai ka trupin e një Telluride. E veçanta e kësaj makine në krahasim me pamjen rifreskuese dhe modeste të EV6, është ofrimi i hapësirës së madhe në pjesën e brendshme për të tërhequr përdoruesit e Telluride dhe Cadillac Escalade.
:no_upscale()/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_asset/file/23022651/18194_Concept_EV9.jpg)
EV9 do të përdorë të njejtën arkitekturë 800 volt që do të lejojë karikimin me shpejtësi deri në 350 kilovat. Kia tregon se bateria e kësaj makine elektrike do të karikohet nga 10 në 80% në 20 ose 30 minuta.
:no_upscale()/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_asset/file/23022649/18191_Concept_EV9.jpg)
Dhe pse kjo makinë ka një formë tepër katrore, ajo është inspiruar nga “uji” sipas Kia-s, gjë që i përshtatet ngjyrave të përdorura në interiorin dhe exteriorin e makinës. Në dashboard shtrihet një ekran qendror me prekje 27 inç, një ndër më të gjerët në një SUV. Një tjetër veçori e kësaj makine është dhe timoni katror, i quajtur “pop-up steering pad”.
:no_upscale()/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_asset/file/23022619/18232_Concept_EV9.jpg)


 
			 
                                 
								 
     
     
     
   
		 
		 
		 
		 
		 
		 
		 
		