Pas katër vjetëve zhvillim në zyrat qëndrore të Hinckley UK, veteranët e motorrave Triumph Motorcycles publikojnë më në fund Tridentin e ri fringo. 
Gjatë gushtit kompania publikoi disa foto të prototipit dhe tha se ky mjet i synon të konkurojë Honda CBR650R, Kawsaki Z650 dhe Yamaha MT-07.

Për të fuqizuar Triumph Trident do të përdoret një motorr inline me tre cilindra. Specifikimet e sakta nuk janë bërë të ditura por pritet që ai të jetë midis 675 dhe 700cc.
Duke konsideruar se ai i drejtohet shoferëve të rinj fuqia pritet të jetë poshtë 100PS.
Sa i përket opsioneve ai do të vijë me lidhje Bluetooth, modalitete ngarje, kontroll tërheqje, ABS, dhe instrumenta LCD. 
Triumph konfirmon gjithashtu se motorri do të prodhohet në fabrikën e tyre në Tailandë çka do të thotë se do të jetë motorri i tyre më i lirë në shitje.


 
			 
                                 
								 
     
     
     
   
		 
		 
		 
		 
		 
		 
		 
		