August 11, 2020

Elon Musk thotë se Tesla është fare afër nivelit 5 të autonomisë

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Elon Musk thotë se Tesla është fare afër nivelit 5 të autonomisë

Bota mund të jetë duke u ndjekur nga tersi, por jo Elon Musk, madje krejt e kundërta.

Gjatë hapjes së Konferencës Botërore të Inteligjencës Artificiale (WAIC) në Shanghai shefi i Tesla Inc. deklaroi nëpërmjet një video mesazhi se makinat e kompanisë së tij janë fare afër nivelit 5 të autonomisë.
Çka do të thotë se automjetet do të mund të vozisin rrugëve pa asnjë lloj inputi njerzor.

tesla2.jpg

 

"Mbetem konfident se do të kemi funksionimin bazik të nivelit 5 të autonomisë të plotësuar deri në fund të këtij viti."

Teknologjisë së referuar nga Musk, gjigandë si Waymo apo Uber janë duke i investuar biliona dollarë, e megjithatë të gjithë pranojnë se do të duhen vite derisa ajo të jetë gati apo publiku të krijojë besimin.

Të dhënat e tregut tregojnë se vetëm gjatë muajit të fundit Tesla arriti të shesë gati 15,000 Model 3 të prodhuar në fabrikën e Kinës, hapur vetëm së fundmi.
Aksionet e kompanisë janë për momentin më të vlerësuarat në bursë, duke ia kaluar edhe Toyota Motors Corp.

E nëse këto shifra nuk tregojnë se Elon di ç'po flet, atëhere çfarë?

Thursday, 09 July 2020 13:07 Last modified on Thursday, 09 July 2020 16:08

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo