August 11, 2022

Cadillac prezanton prototipin e makinës autonome luksoze InnerSpace

Cadillac prezanton prototipin e makinës autonome luksoze InnerSpace

Cadillac ka prezantuar disa koncepte të makinave të cilat janë shumë herë më të përmirësuara në krahasim me konceptet e vitit të mëparshëm, dhe janë dizenjuar për të kënaqur 1 përqindëshin e 1 përqindëshit të popullsisë.

E ashtuquajtura Cadillac InnerSpace është një makinë luksoze tërësisht autonome dhe elektrike. Ky koncept do t’i bashkohet Halo Concept Portfolio të kompanisë, në të cilën gjenden shumë nga modelet e dizenjuara më parë. Një shërbim mjaft i çuditshëm që ofrohet nga kjo makinë është hapja e pjesës së sipërme të makinës.

Cadillac_Halo__Concept_details_2.jpg

Njësoj si të gjithë makinat e mira autonome, InnerSpace nuk ka pedale dhe timon. Në interiorin e këtij Cadillac ju do të ndiheni sikur të ishit brenda një anije kozmike, dhe para jush do të shpaloset një ekran gjigand i harkuar. Me pak fjalë, ju nuk do të jeni në gjendje të shikoni rrugën, pasi komplet xhami i përparmë është i zënë nga ky ekran.

Cadillac_Halo__Concept_details_4_copy.jpg

Elektrifikimi dhe drejtimi autonom i makinave do të ndryshojë rolin e makinave dhe eksperiencën e klientëve në to.” tha Bryan Nesbitt, drejtori ekzekutiv i GM. “Ne po eksplorojmë mundësinë e përfshirjes së këtyre koncepteve inovative duke promovuar mirëqenien dhe duke i ofruar klientëve më tepër kohë personale.

Cadillac_Halo_Concept_Front_34.jpg

Makinat autonome janë shumë të shtrenjta për t’u prodhuar, për shkak të komponentëve të nevojshëm, dhe Cadillac mund të jetë kompania e duhur për të marrë përsipër krijimin e një makine të tillë luksoze.

Cadillac_Halo_Concept_overhead_2.jpg

Thursday, 06 January 2022 01:35

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019