Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Si e ndoqi Donald Trump operacionin “Absolute Resolve” live nga Mar-a-Lago
    4 Janar, 2026
    Njihuni me teknologjinë që do të ndryshojë jetën tuaj në 2026
    31 Dhjetor, 2025
    Samsung do të integrojë Google Photos në televizorët Samsung AI, duke ofruar një mënyrë të re për të rizjetuar kujtimet
    30 Dhjetor, 2025
    Këto janë invoacionet më të reja që mezi presim të shohim në CES 2026
    30 Dhjetor, 2025
    Teknologjia e re kineze mund të bëjë që avionët luftarakë të fuqizohen nga valët elektromagnetike
    30 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor prezanton smartphone-in e ri me performancë të jashtëzakonshme falë baterisë me kapacitet 10,000mAh
    28 Dhjetor, 2025
    Xiaomi prezanton 2 modele të reja premium me një dizajn unik dhe unazë mekanike zmadhimi
    26 Dhjetor, 2025
    OnePlus prezanton një seri të re smartphone-sh gaming të quajtur Turbo
    22 Dhjetor, 2025
    Kapni çdo moment si profesionist me kamerën Galaxy
    22 Dhjetor, 2025
    Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
    18 Dhjetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Aplikacioni Splat përdor AI për të shndërruar fotot tuaja në një pikturë që mund të ngjyroset nga fëmijët
    24 Dhjetor, 2025
    TikTok firmos marrëveshjen me SHBA për të shmangur një ndalim të mundshëm
    22 Dhjetor, 2025
    Rregullat e reja të lojës: Si mund të kthehet TikTok nga ‘armik’ në një aleat edukativ?
    19 Dhjetor, 2025
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të testuar nëse ju vuani nga afantazia
    26 Dhjetor, 2025
    Boja e krijuar nga bakteret do të përdoret për të mbrojtur astronautët nga rrezatimi në Hënë
    22 Dhjetor, 2025
    Rreth 90% e pacientëve raportojnë ndryshime të personalitetit pas një transplanti organi
    22 Dhjetor, 2025
    Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
    15 Dhjetor, 2025
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimet tregojnë se disa video-lojëra përmirësojnë funksionin e trurit
    26 Dhjetor, 2025
    Video-lojërat e njohura sjellin përfitime emocionale për adultët e rinj
    24 Dhjetor, 2025
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Nga Poli i Veriut në Tiranë: Mektrin sjell Babagjyshin në rrugët e Tiranës
    30 Dhjetor, 2025
    Makina e parë elektrike nga Sony dhe Honda do të lejojë pasagjerët të luajnë PS5
    28 Dhjetor, 2025
    Kia PV5 vlerësohet me dy çmime të rëndësishme: “Guinnes World Record” dhe “Furgoni i Vitit 2026”
    26 Dhjetor, 2025
    Fundi i “kaosit” me makinat kineze në Shqipëri. Çfarë duhet të dini për Ligjin e ri të Eksportit nga Kina
    23 Dhjetor, 2025
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Në 2026 NASA do të realizojë një mision unik për të shpëtuar një teleskop të destinuar për t’u përplasur në Tokë
    31 Dhjetor, 2025
    Astronautët e NASA do të fluturojnë sërish përreth Hënës në vitin 2026
    31 Dhjetor, 2025
    Njerëzit që pinë ujë nga bidonat plastikë gëlltisin rreth 90,000 migrogrimca plastike më shumë çdo vit
    30 Dhjetor, 2025
    Studimi i ri zbulon impaktin e fortë psikologjik të fjalëve në një këngë
    30 Dhjetor, 2025
    Ndalimi i përdorimit të telefonave në shkollat e NYC zbulon se studentët nuk dinë të lexojnë orët analoge
    28 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: I vogël por i fuqishëm: njihuni me SUV-in e vogël tërësisht elektrik Volvo EX30
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Cars > I vogël por i fuqishëm: njihuni me SUV-in e vogël tërësisht elektrik Volvo EX30
Cars

I vogël por i fuqishëm: njihuni me SUV-in e vogël tërësisht elektrik Volvo EX30

Last updated: 7 Qershor, 2023 5:53 pm
Ndaj
8 Min lexim

Si një SUV i vogël që bën gjëra të mëdha karakteristike të Volvos, makina e re elektrike EX30 është dizenjuar për të qenë po aq e sigurtë sa ç’pritej nga një Volvo. Ajo është dizenjuar për të patur një emëtim sa më të vogël të CO2, më të voglin në një makinë të prodhuar nga Volvo deri më tani, duke i bërë jetët e njerëzve më të sigurta, më të përshtatshme dhe më argëtuese përmes teknologjisë më të fundit dhe dizajnit skandinav.

5.jpg

E prezantuar gjatë ditës së sotme në Milano, Itali EX30 është SUV-i i parë premium me madhësi të vogël që zgjeron linjën e produkteve tërësisht elektrike të Volvo. Me zhvillimin e shpejtë të tregut drejt elektrifikimit total, EX30 do të ndihmojë kompaninë që të përshtatet me kërkesën gjithnjë e në rritje për makina elektrike në një segment që po rritet dita-ditës.

Dhe çmimi i kësaj makine është mjaft tërheqës, i cili nis nga €36,000, dhe i ofron klientëve një makinë premium tërësisht elektrike me një çmim të ngjashëm me makinat që fuqizohen nga motorët me djegie të brendshme.

“EX30 tërësisht elektrik do të jetë SUV-i më i vogël i joni, por tepër i rëndësishëm për klientët dhe ne si një kompani,” tha Jim Rowan, CEO i Volvo. “Ne dëshirojmë të themi se EX30 është i vogël por i fuqishëm, pasi sjell pranë klientëve gjithçka që ata do të dëshironin nga një Volvo, por në një hapësirë më të vogël. Njësoj si çdo Volvo, është një produkt i mrekullueshëm i cili është i sigurt dhe është dizenjuar duke patur në mendje nevojat e njerëzve.”

5_copy.jpg

EX30 përmban të gjitha vlerat e dizajnit të Volvo duke i sjellë ato në një format më të vogël, si përshembull baza e gjatë e gomave, goma të mëdha si dhe parakolpe simetrike të cilat rafinojnë dizajnin e jashtëm dhe sjellin balancë në këtë makinë. Ajo mund të dallohet qartësisht që është një makinë elektrike, me një pamje plot besim dhe me dritat e inspiruara nga çekani i Thor. Makina do të vijë në 5 ngjyra të ndryshme, duke nisur këtu nga Cloud Blue plot stil e deri tek Moss Yellow, e inspiruar nga likenet e rritura në shkëmbe përgjatë vijës bregdetare suedeze. Për t’i dhënë karakter dhe personalitet.

Teknologji baterie që i përshtatet nevojave tuaja

5_copy_copy_copy.jpg

Nëse ju e shpenzoni shumicën e ditës në qytet ose udhëtoni distance të shkurtra, Volvo ofron një makinë me një motor me bateri LFP (Standard range battery), prodhimi i së cilës ka një kosto më të vogël dhe përdor më pak resurse të rralla, duke e bërë këtë opsion më të mirin për ju nëse nuk keni nevojë për një autonomi maksimale.

Nëse ju preferoni autonominë maksimale, Volvo ofron dhe një variant me një motor Extended Range me bateri NMC e përbërë nga litiumi, nikeli, mangani dhe kobalti, duke prodhuar energji në mënyrë më efiçiente se varianti LFP. Ky motor Extended Range ju ofron autonomi deri në 480km me një karikim të plotë.

5_copy_copy_copy_copy.jpg

Nëse performanca është prioriteti juaj, zgjidhni modelin Twin Motor Performance në të cilin bateria NMC mbështetet nga një motor elektrik dytësor. Ky model vjen me teknologjinë AWD, ka 438 kuajfuqi dhe arrin shpejtësinë 0-100km/h në vetëm 3.6 sekonda, duke e bërë makinën Volvo me nisjen më të shpejtë.

Varianti extended range i Twin Motor ka aftësinë për t’u karikuar në 153kW, ndërkohë që makina standarde mund të karikohet në 134kW. Kjo gjë tregon se makina juaj do të karikohet nga 20-80% në vetëm 25 minuta.

Një proçes prodhimi që çliron më pak karbon, me një impakt të lartë në siguri

5_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

EX30 është dizenjuar për të patur kontributin më të vogël në emëtimin e CO2 nga të gjitha makinat e tjera Volvo të prodhuara deri më sot, dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm para drejt ambicieve të kompanisë. Duke ulur emëtimet e Co2 në të gjithë linjën e prodhimit, duke marrë këtu në konsideratë dhe materialet e përdorura, Volvo arriti të ulte emëtimet totale të karbonit për 200,000 km nën 30 ton.

EX30 është dizenjuar gjithashtu që të jetë po aq e sigurtë sa ç’pritet nga një makinë Volvo dhe ka si qëllim të kujdeset për ju dhe pasagjerët në ambiente urbane plot tension. Për shembull, makina ofron një shërbim të veçantë sigurie për biçikletat që ju ndihmon të parandaloni aksidentet nga hapja e derës, duke ju paralajmëruar kur hapni derën para një çiklisti.

5_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Teknologjia mbrojtëse e Volvo ilustron më tej se si janë aplikuar standardet e larta të sigurisë në SUV-in e vogël. Kjo makinë ka një dizajn kualitativ dhe aftësi kontrolluese të stabilitetit të makinës që përmbush të gjitha ambiciet e Volvo në ludhje me sigurinë, të cilat janë dizenjuara për të përgatitur makinën për rastet që mund të ndodhin në botën reale.

EX30 dëshiron ta bëjë jetën tuaj më të përshtatshme, më relaksuese dhe më argëtuese përmes teknologjisë më të avancuar dhe dizajnit të brendshëm skandinav. Volvo EX30 është makina e parë e gjeneratës së re që përfshin shërbimin Park Pilot Assist, i cili do të kërkojë për vende të lira parkimi përreth jush dhe do të parkojë makinën në vendin që ju dëshironi.

Një ndjesi qetësie

5_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Sigurisht që EX30 do të vijë me një funksionalitet dixhital që është i përshtatshëm për ju dhe e bën më të thjeshtë të ndani makinën me të tjerët. Teknologjia e ndërtuar në bazë të standardeve UWB dhe CCC do të jetë e aksesueshme nga një numër i gjërë smartphone-sh dhe kompanish të ndryshme.

Aplikacioni i dedikuar i makinës përmban të gjithë informacionet që ju dëshironi, duke nisur nga niveli i baterisë e deri tek gjetja e makinës në një vend parkimi të madh, kyçja e tij dhe ngrohja në një ditë të ftohtë dimri. EX30 do të pajiset gjithashtu me software updates, duke e përmirësuar makinën me kalimin e kohës.

Udhëtoni përreth rrethinave plot stil

5_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Duke nisur nga viti i ardhshëm, Volvo EX30 do të vijë me një variant Cross Country. Porositë do të fillojnë të regjistrohen në vitin 2024, ndërkohë që prodhimi do të nisë më vonë gjatë atij viti.

Kjo makinë do të jetë e përshtatshme për të gjithë personat që dëshirojnë të shkojnë në aventura me makinat e tyre.

5_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Apple prezanton iOS 17 me modalitetin e ri të karikimit StandBy Mode si dhe autocorrect të përmirësuar
Tjetra Ja se si të shkarkoni sfondet reja të prezantuara në iOS 17

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Si e ndoqi Donald Trump operacionin “Absolute Resolve” live nga Mar-a-Lago
Tech
4 Janar, 2026
Në 2026 NASA do të realizojë një mision unik për të shpëtuar një teleskop të destinuar për t’u përplasur në Tokë
Entertainment
31 Dhjetor, 2025
Astronautët e NASA do të fluturojnë sërish përreth Hënës në vitin 2026
Entertainment
31 Dhjetor, 2025
Njihuni me teknologjinë që do të ndryshojë jetën tuaj në 2026
Tech
31 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Cars

Makinat elektrike po shpërthejnë në Florida sepse uji nga uragani Ian ka dëmtuar bateritë

11 Tetor, 2022
Cars

Volvo EX60 do të jetë SUV i ri elektrik që do të rivalizojë Tesla Model Y dhe Porsche Macan

17 Maj, 2024
Cars

Ford risjell këtë Mustang

16 Qershor, 2020
Cars

Tesla ofron një pamje më të qartë të karikuesit wireless të makinave elektrike

21 Tetor, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?