Kush tha që marrëdhëniet ekonomike Sh.B.A – Kinë janë në rrezik? Fiat Chrysler e vendosur në Detroit dhe e cilësuar si një nga tre auto-prodhuesit më të mëdhenj sapo ka firmosur me AutoX për krijimin e taksive të para autonome në Kine. AutoX, një startup kinez, do të jetë prodhuesi i pjesës hardware dhe software e cila do të vendoset në modelet Chrysler Pacifica, e njëjta makinë e përdorur nga Waymo e Alphabet.
FCA dhe AutoX shpresojnë që brenda këtij gjashtë-mujori, taksitë të jenë në rrugët e Shenzhen dhe Shanghai për tu shtuar më pas në qytete të tjera të zhvilluara në Kinë.
Nga ana tjetër, për zhvillimin e makinës FCA po ndihmohet edhe nga partnerët e saj BMW dhe Intel të cilat së bashku bëjnë pjesë në Super Grupin e Self-Driving.