Bota e investimeve mund të jetë një mjedis i rrezikshëm, shpesh një rënie e lirë, por ndonjëherë mjafton të jesh fans besnik për t’u shpërblyer.
Brandon Smith jeton në një qytezë të vogël në jug të Milwaukee, edhe pse nuk e ka një Tesla dhe në rrugët e qytezës së tij është e rrallë ta shohësh një të tillë, ai ka në pronësi miliona dollarë aksione. Ishte viti 2017 kur Brandon vendosi të investonte $10,000 në aksionet e kompanisë, ai është një producent videosh i cili me çdo pagesë, pasi ka paguar faturat bleu aksione vazhdimisht, duke përllogaritur në total deri tani $90,000 të investuara.
E pas një rritje prej 700% vetëm këtë vit, Tesla hyn më në fund në S&P 500 Index. $5,794 të investuara kur kompania filloi të kuptohej, vlejnë $1 milion tani, ndaj merreni me mend sa vlejnë aksionet e Brandon Smith.
Ai nuk është i vetëm, në fakt fenomeni është aq i shpeshtë sa në treg ekziston termi “Teslanair“. Askush prej tyre nuk merr vesh nga bota e aksioneve, asnjë diplomë ekonomie, përveç dashurisë dhe besimit se Tesla do të jetë e suksesshme.
Komuniteti i tyre është goxha i madh, numri i pafundëm i podcasteve, kanaleve etj që diskutojnë çdo event të Teslas e konfirmon këtë më së miri. Elon Musk dhe lidershipi i tij mesa duket rezonon edhe në nivelet më të ulëta të ndjekësve të tij, gjithë kjo trashëgimi e bazuar vetëm tek besimi.