Të gjithë përdoruesit e Android do të jenë më të kënaqur kur të dëgjojnë se Google ka prezantuar një rifreskim në dizajnin e Android Auto, i cili do të vijë menjëherë në formën e një update-i. Eksperienca e re Android Auto e inspiruar nga “Material You” të ofruar në Google Pixel, e cila aktivizohet automatikisht sapo pajisja juaj Android është e lidhur me makinën, do t’ja bëjë jetën shumë më të thjeshtë përdoruesve të saj.
Ndryshimi kryesor estetik vjen në shfaqjen e Maps, e cila tashmë gjendet pranë ndenjëses së shoferit, në mënyrë që kjo pamje të jetë gjëja e parë që vini re kur shikoni në ekranin e makinës. Gjithashtu në të njejtën anë do të gjendet dhe një “quick launcher” ku do të gjenden aplikacionet më të përdorura nga drejtuesi i makinës.
Ju do të keni mundësinë të kontrolloni bisedat tuaja në WhatsApp, si dhe të kryeni telefonata nga ky aplikacion përmes sistemit infortainment të makinës tuaj.
Një tjetër ndryshim vjen dhe në seksionin e këngëve apo podcast-eve, pasi për herë të parë do të jetë e pranishme një “progress bar” që tregon kohëzgjatjen e muzikës apo podcastit që po dëgjoni. Duket tepër e çuditshme që një gjë e tillë nuk ka qenë prezente më parë në Android Auto.