Një figurë si Paul Walker ka lënë gjurmë në zemrat e komunitetit të fansave të automjeteve. Ndarja e tij nga jeta në një aksident tragjik në 2013 ka shenjuar Fast and Furious në një mënyrë të pashlyeshme, seria e filmave nuk është më e njëjta pa biondin e preferuar pas timonit.
Ajo që na mbetet është trashëgimia e tij, dhe Walker njihej për një koleksion goxha të admiruar automjetesh të veçanta. Dhe kjo BMW M1 është pa pikë dyshimi ndër vendet e para në listë. Ajo është listuar së fundmi për ankand në faqen amerikane Bring A Trailer.
Mjeti vjen me një modifikim Studie të aplikuar nga AHG së bashku me kitin Procar, ngjyrat simbolike të BMW dhe një palë disqe fantastike BBS 16-inch.
Motorri 3.5 litërsh inline six, prodhon diku tek 350 kuaj fuqi dhe ajo marmitë duhet të prodhojë një zhurmë që do të prekë telat e çdo dashuruesi të automjeteve të viteve 80.
Interiori është mbajtur mirë gjithashtu, sedilje lëkure, marsh me 5 shpejtësi dhe një kasetofon Blaupunkt.
Pronari aktual i ka shtuar vetëm 80 kilometra, dhe megjithse ka 40 vjet që ekziston mbi tokë ajo ka vetëm 6800 kilometra në kroskot, të vetat.