Emra, numra telefoni dhe karta ID të përdorura në Facebook, shumica të shtetasve amerikanë, janë zbuluar prej dy javësh në dark web.
Të dhënat konfidenciale janë mbledhur në datë 4 dhjetor dhe janë bërë publike pas një jave nga një oganizatë kriminale në Vietnam.
Përsa i përket mënyrës së mbledhjes së të dhënave, ajo mendohet të jetë bërë përmes robotëve të cilët kopjojnë dhe mbledhin të dhëna nga login-et që përdoruesit kanë bërë nga website jo të sigurtë.
Megjithatë duket se ky skandal nuk ka ndikuar aspak në vlerësimin e Facebook në bursë i cili mbylli ditën e djeshme me vlerë aksioni $206.06, vetëm 4 cent më pak se një ditë më parë.