Aplikacioni më i përdorur për mesazhe, WhatsApp përdoret shumë edhe në web. Megjithatë në këtë version kurrë nuk ka qenë e mundur telefonata, qoftë me zë apo video.
Sipas WABetaInfo versioni i ri i aplikacionit është në punë e sipër për të shtuar butonat e rinj për telefonata me zë, video apo në grup. Sidoqoftë lajmërimi thotë se opsionet janë ende në zhvillim e sipër ndaj nuk pritet t’i shohim së shpejti.
Për më tepër janë kapur shenja të një ekrani të ri loading me një etiketë e cila tregon e proçesi është i enkriptuar nga marrësi tek dhënësi.
E së fundmi platforma në pronësi të Facebook po punon për ikona të reja në menunë e shtojcave.