Pas debutimit të mesazheve dhe medias që fshihet automatikisht në Messenger dhe Instagram, Facebook ka vendosur të sjellë një shërbim të ngjashëm dhe në WhatsApp.
Duke filluar nga dita e sotme, përdoruesit e versionit beta në Android do të vënë re prezencën e shërbimit “View Once”, i cili i fshin fotot dhe videot sapo ato të jenë parë. Butoni i dedikuar i këtij shërbimi gjendet në zonën caption input dhe do të duket si një timer sipas ekspertëve të WABetaInfo.
Ky shërbim nuk duhet të ngatërrohet me disappearing messages (që fshin mesazhet brenda afatiti 7 ditor) pasi fotot dhe videot e dërguara me shërbimin “View Once” do të zhduken menjëherë pasi personi që i merr ato t’i ketë parë.
Pavarësisht shtimit të shërbimeve të reja të privatësisë, ka ende disa problematika për të cilat duhet të jeni në dijeni. Siç përmendej nga WABetaInfo, çaktivizimi i read receipts nuk do të ndalojë njoftimin e personave të tjerë sapo fotoja të hapet. Në grupe, ju do të keni mundësinë të shikoni se kur anëtarët e kanë hapur mesazhin e zhdukshëm dhe pse ju mund të keni çaktivizuar read receipts.
Për fat të keq, personat mund t’i bëjnë screenshot fotos që ju keni dërguar dhe ju të mos njoftoheni.