WhatsApp po ndryshon mënyrën se si platfoma menaxhon median e dërguar në chats që kanë të aktivizuar disappearing messages. Kjo gjë bëhet e ditur përmes një raportimi nga WABetaInfo.
Në ta ardhmen, WhatsApp nuk do të regjistrojë imazhet dhe mediat e tjera në librarinë tuaj të Photos nëse ato shfaqen brenda një chat-i ku shërbimi disappearing messages është aktivizuar. Opisoni “Save to Camera Roll” do të jetë i çaktivizuar automatikisht në disappearing chats, dhe do të bëjë që imazhet, videot apo GIFs nuk do të regjistrohen në smartphone dhe nëse opsioni i përgjithshëm auto-saving është aktiv.
Mënyra se si ky shërbim funksiononte më parë ishte në mospërputhje me fokusin e privatësisë që ofron disappearing messages, prandaj dhe ky ndryshim do të jetë i mirëpritur nga personat që përdorin këtë shërbim.
Megjthatë, përdoruesit e WhatsApp mund të regjistrojnë sërisht këtë media ose të bëjnë screenshot të chat-it, pra media që ju dërgoni duke përdorur këtë shërbim mund të ruhet nga përdoruesi dhe pse ajo zhduket pas një kohe të caktuar. Ky ndryshim ka nisur të shpërndahet drejt të gjithë përdoruesve të iOS.