Ende nuk ka ardhur mundësia për t’a përdorur, versionin web të WhatsApp në shumë aparate njëkohësisht, por një tjetër opsion shumë i kërkuar do i shtohet shumë shpejtë.
WABetaInfo sjell leak-un e radhës e lajmëron se kompania po punon për të sjellë video dhe audio telefonata edhe kur e përdor atë në kompiuter. Sigurisht, gjithçka është në fazë testimi për momentin, dhe vetëm pak fatlumë që janë pjesë e planit beta e kanë atë.
WABetaInfo ka siguruar pamjen e ndërfaqjes së opsionit ku duket butoni dhe dritarja e bisedës.
Sipas raportit WhatsApp ka 2 vjet që po punon për këtë shërbim kaq të kërkuar. Ai pritet qët t’i sjellë goxha më shumë përdorim në kohë kur videotelefonata është mjet kyç në punë e shumë aspekte të jetës. Komoditeti që PC dhuron është një plus i madh, mbetet e paqartë si do funksionojnë videokonferencat. Ndërkohë vazhdo t’a shtypësh butonin përditësimit sa herë që t’a kërkon.