Në muajin tetor një përdorues i Reddit i quajtur Kokoblocks zbuloi një hije të zezë në mes të oqeanit Paqësor përmes Google Maps, e cila ishte shumë larg nga ndonjë masë e konsiderueshme toke.
“Çfarë dreqin, kjo nuk duket aspak si një ishull.” shkruajti ai në postimin e tij të shoqëruar me një fotografi të vrimës së zezë. Mirëpo më pas u zbulua se “vrima e zezë misterioze” nuk ishte dhe aq misterioze, pasi ky vend njihej si ishulli i pabanuar Vostok me një sipërfaqje prej 22.6 hektarësh i cili drejtohet nga Republika e Kiribatit.
Menjëherë në seksionin e komenteve të këtij postimi filluan debatet mes përdoruesve, ku disa prej tyre thonin se kjo ishte një bazë ushtarake jo e qartë dhe disa të tjerë e quanin atë “trekëndëshi i Bermudës, i cili në fakt është mijëra kilometra larg.
“Ajo që ju shikoni si një gjë e zezë është në të vërtetë jeshile tepër e errët.” shpjegoi njëri nga reddit-orët. “Kjo gjë ndodh pasi pylli është shumë i dendur me pemë Pisonia” shtoi ai. Këto pemë janë më të gjata se 30 metra dhe mbulojnë të gjitha anët e ishullit.
Megjithatë, Kiribati me sa duket nuk e fsheh më bazën e ushtrisë apo armatimet në Vostok, i cili është i pabanuar. Pothuajse 6500 km në lindje të Australisë, Vostoku është pjesë e ishujve të tjerë si Malden, Starbuck, Flint dhe Caroline.