Samsung dhe Microsoft sapo kanë rikonfirmuar dashurinë e tyre për njëri-tjetrin me këtë superlajm:
Nga sot mund të kalosh materiale nga Samsungu jot në Windows 10 pa lidhur asnjë kabull, vetëm nëpërmjet një aplikacioni.
Duhet të shkarkosh Your Phone në Windows 10 tënd dhe të njëjtin app në Samsung.
Samsung-ët që aplikohet kjo veçori janë Galaxy Note 9, Note 10, S9, S10 dhe S20 dhe shumë të tjerë do ti shtohen listës në vijim.
Aplikacioni të lejon të hysh tek lajmërimet e smartphone-it, ti kthesh përgjigje mesazheve, dhe të bësh madje edhe telefonata direkt nga kompiuteri.
Your Phone përballon pothuaj të gjitha formatet e materialeve përveç folder-ave dhe sidoqoftë nuk mund të transferosh më shumë se 100 materiale njëherësh, dhe asnjë file nuk mund të jetë më i madh se 512 MB.