Mënyra si Tinder ka funksionuar tradicionalisht, me sa duket pas kaq kohësh do t’i nënshtrohet ndryshimeve të konsiderueshme.
Pasi të jenë bërë “Match” dy përdoruesit nuk mund të ndajnë asgjë me njëri tjetrin përveç teksteve kjo në mënyrë që të ruhet privatësia në maksimim. Aspekt i domosdoshëm sidomos për një aplikacion kaq delikat si Tinder.
Asgjë nuk të garanton që personi në krahun tjetër jetë vërtetë ai, nëse në të vërtetë i ka ato abdominalet e trainuara apo nëse vërtetë i ka sytë blu. Ose më keq akoma nëse kollitet, ka temperaturë dhe i djegin sytë.
Pandemia ia doli të ndërrojë edhe këtë aspekt të jetës pasi me kufizimin e daljeve, çiftet duhet të njihen digjitalisht, e sipas Tinder nëpërmjet video-telefonatave.
13 shtete do të testojnë opsionin Face to Face. Dhe kompania ka thënë se prioritet do të ketë siguria dhe kontrolli për këdo që zgjedh ta përdorë këtë funksion.
Të dy përdoruesit duhet të jenë dakort me telefonatën dhe kushtet e Tinderit. Çaktivizimi i funksionit mund të bëhet në çfarëdo kohe. Pasi telefonata të ketë mbaruar, aplikacioni do të pyesë pjesëmarrësit nëse do të donin të kishin një telefonatë tjetër me atë person. Si edhe do të jetë e mundur të raportohet nëse dikush bën diçka të papërshtatshme apo kundër rregullave të komunitetit.
Opsioni do të testohet në USA, Brazil, Australi, Spanjë, Itali, Francë, Vietnam, Indonezi, Kore, Taiwan, Tailandë, Peru dhe Kili.
Shpresojmë të kemi plane globale në horizont.