Rregullatori i privatësisë ka gjobitur TikTok ditën e martë me $15.9 milionë pasi konstatoi se kompania ka keqpërdorur të dhënat e fëmijëve dhe ka shkelur masa të tjera mbrojtëse në lidhje me informacionet personale të përdoruesve minorenë.
Zyra e Komisionerit të Informacionit tregoi se ka investiguar shkeljet nga ana e aplikacionit për një periudhë nga muaji maj i vitit 2018 deri në korrik të 2020. Gjatë kësaj periudhe TikTok ka lejuar më tepër se 1.4 milionë fëmijë nën moshën 13 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar të regjistrohen në aplikacion, dhe pse vetë platforma i ndalon këta fëmijë që të regjistrohen në TikTok.
“TikTok nuk ariti të identifikonte dhe të largonte fëmijët nën 13 vjeç nga platforma,” tregon rregullatori britanik. “Dhe pse TikTok e dinte se fëmijët nën 13 vjeç po e përdornin aplikacionin, nuk arriti të kërkonte leje nga prindërit e fëmijëve për proçesimin e të dhënave të tyre, siç kërkohet nga ligjet e mbrojtjes së të dhënave në Britani.”
Komisoneri John Edwards shtoi se TikTok ka grumbulluar dhe ka përdorur të dhënat personale të fëmijëve që kishin fituar akses në mënyrë të papërshtatshme në platformë.
“Kjo gjë tregon se të dhënat e tyre mund të jenë përdorur për të ndjekur interesat e tyre dhe për t’i profilizuar ata, duke i shfaqur materiale të papërshtatshme në feed.” tregoi Edwards.