Integrimi i Messenger në Instagram ka benefitet e veta, por një nga anët e këqija është fakti se për shkak të kësaj shkrirje çdokush nga Facebook mundet të të kontaktojë në Instagram.
Por për fat të mirë ekziston mënyra për ta shmangur këtë tmerr, ndaj ndiq hapat.
Së pari futu tek Settings të cilën e gjen nga profili jot në Insta.
Nga aty shko tek Privacy dhe zgjidh Messages.
Këtu do të të shfaqen disa kategori njerzish që munden të të kontaktojnë, miqtë e tu në FB, miqtë e miqve, miqtë që kanë numrin tënd dhe së fundmi të huajt.
Secila prej tyre mund të përcaktohet sipas dëshirës.
Nëse zgjedh “Chats” je duke i pranuar mesazhet, “Message Request” do të thotë që për të të konaktuar do të kenë nevojë për leje dhe “Don’t recieve requests” do t’i ndalojë totalisht.