Ndodh shpesh që të rrëmbehemi nga puna dhe të hapim qindra skeda në Google Chrome. Ose edhe më keq në mungesë të një grupuesi për “tabs” hapim disa dritare të programit.
Mbyllja e tyre një nga një është proçes i mërzitshëm, por për fat të mirë ka një mënyrë për të mbyllur njëkohësisht jo vetëm skedarët por edhe dritaret.
Në Windows mjafton të shkosh tek menuja me tre pika lart djathtas e më pas në fund të listës zgjidh “Exit“.
Për zgjidhje më të shpejtë shtyp Alt-F e më pas X.
Në Mac mund t’i mbyllësh të gjitha dritaret duke shkuar tek “Chrome” mbi vijën e menusë nga aty zgjidh “Quit Google Chrome“.
Alternativa tjetër është Command+Q.