Duke ndjekur trendet e momentit edhe Windows është duke ofruar një sërë modalitetesh të ndryshme për mënyrën si e shfaqin kontentin e vetë. Jo të gjithë ekranet kursejnë energji në temën e errët por sidoqoftë edhe për aspekt estetik, Dark Mode mund të aktivizohet edhe në PC tënd Windows 10.
Ky stil është mjaft i dobishëm kur punon në ambiente me ndriçim të ulët. Me ta aktivizuar atë edhe aplikacionet native si Mail, Calendar apo Store kthehen në të errëta.
Ja si t’a aktivizosh atë:
Shko tek Settings dhe zgjidh Personalization.
Zgjidh Colors.
E në fund poshtë App Mode zgjidh; Dark.