Google po teston një API të re që përdor modele machine-learning për të ofruar përkthim të gjuhës në kohë reale për tekstin dhe për ta bërë më të lehtë përkthimin e faqeve në internet.
Sipas një propozimi të zbuluar nga Bleeping Computer, funksioni po zhvillohet nga ekipi i integruar i AI i Chrome dhe synon të ekspozojë funksionalitetin e integruar të përkthimit të browser-it dhe aftësinë për të shkarkuar modele të tjera gjuhësore për të përkthyer tekstin. Ndërsa Chrome dhe Edge tashmë kanë veçori të integruara të përkthimit, ndonjëherë mund të kenë probleme me përkthimin e faqeve të internetit që kanë përmbajtje dinamike ose komplekse.
Për shembull, Chrome mund të mos jetë në gjendje të përkthejë saktë të gjitha seksionet e një faqe interneti interaktive. Në raste të tilla, faqet e internetit kanë mjetin e tyre të përkthimit, i cili mund të jetë i ngadaltë në krahasim me veçorinë e integruar të browser-it. Google planifikon t’u japë zhvilluesve akses në shërbimin e ardhshëm të përkthimit të bazuar në AI të Chrome përmes një API të thjeshtë JavaScript.
“Për të kryer përkthim në raste të tilla, faqet e internetit aktualisht duhet të kërkojnë ndihmën e API në cloud, ose të ofrojnë modelet e tyre të përkthimit dhe t’i ekzekutojnë ato duke përdorur teknologji si WebAssembly dhe WebGPU,” shpjegon Google. “Ky propozim prezanton një API të re JavaScript për ekspozimin e aftësive ekzistuese të përkthimit gjuhësor të një faqeje në internet, në mënyrë që nëse janë të pranishme, ato mund të shërbejnë si një alternativë më e thjeshtë dhe më pak intensive.” shpjegon Google.
Funksioni i ri AI/API do ta thjeshtonte këtë proces duke përdorur motorin e integruar të përkthimit të Chrome për përmbajtjen ekzistuese, si një forum ose shërbim bisede në kohë reale.