Software Freedom Conservancy tregon se rrjeti social i ish-presidentit Donald Trump shkel marrëveshjen e liçensimit të një open-source software duke kopjuar rrjetin tjetër social Mastodon. Trump Media and Technology Group ka afat 30 ditë që të pajtohet me termat e liçensës para se aksesi i saj të ndërpritet, duke detyruar rikrijimin e platfomës nga e para ose të përrballet me vendimet e gjykatës.
TMTG u lançua si një projekt special që kishte si qëllim ndërtimin e një perandorie mediatike, mirëpo për momentin produkti i vetëm i prezantuar është rrjeti social Truth Social i cili duket të jetë tepër i ngjashëm me Mastodon. Dhe pse çdokush mund të ripërdorë kodin e Mastodon, ato duhet të pajtohen me Affero General Public License dhe kushtet e saj që përfshijnë ofrimin e kodit të tyre për të gjithë përdoruesit.
Truth Social nuk bie dakort me këtë liçensë, pasi i referohet shërbimit të saj si “privat”. Zhvilluesit e këtij aplikacioni u munduan të fshinin sadopak gjurmët e Mastodon nga kodi, por përfshinë referenca direkte të Mastodon në HTML e website-it bashkë me ngjashmëritë vizuale.
Truth Social nuk është lançuar në mënyrë zyrtare, mirëpo përdoruesit mund të aksesojnë një versioni testues të aplikacionit, ku shumica prej tyre kanë krijuar adresa të rreme.
Nëse ky rrjet social nuk e bën të aksesueshëm kodin për të gjithë përdoruesit, atëherë SFC mund ta padisë atë për shkelje të termave të liçensës.