Opsioni Picture-in-Picture i cili lejon të zvogëlosh një material video e të vazhdosh të merresh me aplikacione të tjera, u prit shumë mirë nga përdoruesit e iOS 14.
Por dikur nga muaji i shkuar, u ndal së funksionuari për përdoruesit jo premium të YouTube. Nga sot shërbimi është rikthyher dhe mund të përdoret lirshëm si në Safari ashtu edhe në Chrome apo Firefox.
Video mund të ngushtohet, dhe nëse e kalon anash mund të vazhdosh të dëgjosh vetëm muzikën.
Megjithatë vlen të ritheksohet se funksioni është i mundshëm vetëm nëpërmjet browserit, ende asgjë nga aplikacioni vetë. Aktualisht nëpërmjet tij mundesh vetëm të luash muzikë në sofond pa ndjekur videon ama edhe kjo është e rezervuar vetëm për abonime premium.