Një tjetër ditë historike për arritjet e Facebook dhe familjes së saj të shërbimeve.
WhatsApp, aplikacioni më i famshëm i mesazhimit në rruzull shënon tani 100 miliard mesazhe në ditë.
Lajmin e bën të ditur Will Cathcart, kreu i WhatsApp.
Goxha rritje, nga 60 miliard në 2016 apo 50 miliard në 2014.
Sot me më shumë se 2 miliard përdorues, WhatsApp konkuron vetëm me veten duke ia kaluar WeChat-it me 1 miliard përdorues apo iMessage e FaceTime të Apple. Këto të fundit u referuan nga Tim Cook në maj se po arrinin rekorde përdorimi por nuk dha asnjë shifër.
100 miliard mesazhe në ditë WhatsApp i regjistroi vetëm gjatë ndërrimit të viteve të shkuar, periudhë ku të gjithë kontaktojnë kë të munden. Të shohim ç’do të ndodhë këtë Vit të Ri, sidomos pas kaq shumë peripecirash kur pritet të bëhemi të gjithë pak më shumë të dhembshur.