Shërbimi Reels në Instagram, mjaft i ngjashëm me video feed të TikTok ka filluar të përfshijë reklama në video. Reklamat kanë të njëjtin format me reel normal, mund të zgjasin deri në 30 sekonda dhe do të shfaqen ndërmjet klipeve të ndryshme. Për të identifikuar reklamat do të shfaqet një mbishkrim “sponsored” nën emrin e reklamuesit.
Fillimisht ky shërbim u testua në Australi, Brazil, Gjermani dhe Indi në muajin prill. Reklamat janë një pjesë e pandashme nga ky aplikacion, por jemi të surprizuar nga shpejtësia me të cilën Instagram po lëviz për të rritur fitimet nga në platformë. Reels u lançua në gusht të 2020, dhe kompania nuk ka shpjeguar akoma detajet se si ky format i ri ka performuar.
Në janar, drejtuesi Adam Mosseri tha se reels po rritet dita-ditës por ata “nuk janë ende të kënaqur”. Nga ana tjetër, rivali TikTok ka një audiencë më të madhe dhe reklamimi në këtë platformë arrin ti sigurojë kompanisë deri në $2 milonë në ditë. Instagram ka akoma avantazhe më të mëdha për sa kohë që siguron mbështetje nga Facebook.