Kompania më e re e cila i shtohet lëvizjes së punës nga shtëpia është Spotify.
Përmes një deklarate për shtyp, kompania njoftoi se tashmë punonjësit e saj mund të zgjedhin të punojnë nga zyra ose shtëpia, madje edhe nga çdo vendodhje në botë.
Nisma e quajtur “Work From Anywhere” (Puno Nga Kudo) do të zbatohet nga kjo verë dhe synon t’i japi lirshmëri punonjësve të punonjë aty nga ku ato mendojnë se janë më kreativë. Madje edhe rikthimi në zyrë do të bëhet me dëshire, mjafton që stafi menaxhues të jetë i informuar.
Përveç Spotify, nisma deri tani është mbështetur edhe nga kompani si Salesforce, Facebook dhe Microsoft të cilat po synojnë të krijojnë një epokë të re post-Covid dhe frymë më pozitive pune.