Përpara 4 vjetësh, me ardhjen e iPhone 7 Pro, Apple mahniti një botë të tërë me efektin bokeh në Portrait Mode.
Koncepti i thjeshtë i fokusimit tek një objekt e mjegullimi i gjithë çka ndodhet prapa është përshtatur ndër vite tek të gjithë smartphonlt e tjerë. Dhe megjithëse të tjerët kanë provuar, Apple ka qenë pak i ndrojtur me implementimin e këtij efekti edhe tek videot. Dhe sigurisht nuk i vëmë faj, konkurenca ka treguar sa sfidues mund të jetë ky opsion.
Urojmë që kjo të ndryshojë me gjeneratën 12, por ndërkohë që presim, zhvillues jashtë kompanisë duket se e kanë gjetur zgjidhjen.
Focos Live lejon më në fund të xhirosh me kënd të gjërë dhe efektin bokeh edhe për videot me iPhone në “kamera dual, triple, dhe frontal.“
Aplikacioni ofron shumë opsione dhe kontrolle profesionale, si gjurmimi i objektit, rregullim i aperturës, hapje multi-choice stimulated diafragma, kontroll i rregullimit të shtresave, reverse, një editor audio dhe shumë të tjera.
Focos Live është i shkarkueshëm falas, me blerje brenda aplikacionit. Për të çliruar të gjitha opsionet abonimet fillojnë nga $1.99 në muaj, $8.99 në vit, ose $14.99 përgjithmonë.