Rritja e numrit të personave të diskriminuar në TikTok detyroi kompaninë që në Shtator të merrte një vendim pak të çuditshëm.
Sipas burimeve të brendshme, evitimi i bullizmit është menduar të realizohet duke mos shfaqur në ForYou Page kontentin e publikuar nga persona me deformime në fytyrë, ata me Down Syndrome, autikë dhe persona të komunitetit LGBTI. Përmes kësaj mënyre, TikTok mendon se duke mos patur shfaqje të gjerë në publik, këto persona nuk do të diskriminohen nga të tjerë.
ZGJIDHJE JO E ZGJUAR TIK TOK!
Vendimi tashmë po konsiderohet si diskriminues dhe tre muaj pas marrjes së tij kompania duhet së pari të dalë me një komunikim zyrtar dhe më pas të ndryshojë situatën pasi çdo person që publikon në TikTok ka të drejtë që ai kontent të jetë në ForYou Page dhe pse jo të kthehet në trend.
Nëse TikTok i duhet një mënyrë më e zgjuar për të eliminuar bullizmin, mund të kontaktoje Instagram pasi “Restrict” tashmë ka nisur të japi efektet e para të suksesshme.