Problemi me mbajtjen e komisionit prej 30% për të gjitha blerjet e kryera në aplikacione të ndryshme përmes Google Play Store ka penguar gjithmonë zhvilluesit e aplikacioneve, duke u marrë atyre një pjesë të rëndësishme të fitimeve. Megjithatë, duket se gjërat po ndryshojnë me shërbimin User Choice Billing, pasi përdoruesit e Android munden tashmë të zgjedhin platformën përmes së cilës dëshirojnë të bëjnë pagesa.
Spotify është aplikacioni i parë i cili do të lejojë përdoruesit të zgjedhin mënyrën e preferuar të të paguarit ndërkohë që zgjedhin planin e tyre të abonimit. Kjo lëvizje mund të mos prekë në mënyrë të drejtpërdrejtë përdoruesit, por do të bëjë një diferencë të konsiderueshme për zhvilluesit e aplikacioneve, pasi aplikacionet do të mund të përfitojnë më tepër nga pagesat direkte.
Ky është një lajm shumë i mirë për zhvilluesit, dhe që nga kjo kohë do të nisin të inkurajojnë akoma më tepër përdoruesit të paguajnë drejtpërdrejt në platformën që përdorin.
“Ne besojmë se platformat e hapura do të mundësojnë një eksperiencë akoma më të mirë për përdoruesit dhe mënyra e drejtpërdrejtë e pagesës do të ndikojë tek zhvilluesit për të imagjinuar më tepër dhe për të sjellë inovacione.” shkruan Spotify në postimin në blog.
Nga ana tjetër Apple ndalon të gjithë aplikacionet në App Store të kryejnë pagesa jashtë Apple Store.