Pinterest po zhytet gjithnjë e më tepër në fushën e-commerce me Pinterest TV, i cili do të debutojë në 8 nëntor.
Në çdo episod të këtij seriali, që do të transmetohet nga e hëna në të premten në orën 00:00 në iOS dhe Android, do të përfshihet një krijues i njohur në platformë. Në këtë show do të flitet për tema të ndryshme duke filluar nga moda, bukuria, shtëpitë, ushqimi dhe shumë më shumë.
Ditën e premte, episodet do të shndërrohen në një shopping show ku shikuesit mund të blejnë produkte ekskluzive nga kompani të ndryshme si Patagonia, Crown Affair, Allbirds, Outdoor Voices, Mented dhe Melody Ehsani me çmime në ofertë.
Disa shows të tjera janë në punim e sipër, si në rastin e Christian On, në të cilën dizenjuesi i famshëm Christian Soriano do të rikrijojë produktet më të klikuara në Pinterest. Nga ana tjetër Monica Suriyage dhe përgatitësit e ushqimeve në platformë do të tentojnë “të shpëtojnë” gjellërat e fundjavës në Unfail My.
Çdo episod do të regjistrohet dhe do të jetë i aksesueshëm përmes ikonës TV në pjesën lart-majtas të aplikacionit. Përgjatë shoë ju do të keni mundësinë të bëni pyetje dhe të komunikoni në mënyrë të drejtpërdrejtë me krijuesit.