Mesa duket të lexosh kushtet e përdorimit paska rëndësi. Askujt nuk ia kishte marrë mendja se të përdorësh Hotmail apo Outlook paska limite, ti me shumë mundësi as që e dije deri tani, njësoj si ne.
Por po, shumë përdorues janë acaruar ndërsa Microsoft u ka bllokuar veprimet, dërgimin apo marrjen e emaileve nëse nuk fshijnë diçka apo të bëhen pjesë e planeve me pagesë për të blerë më shumë hapësirë. Mesa duket të gjithë kemi nga 15GB hapësirë në dispozicion, mbi këtë limit fillon faturohet shërbimi.
Nëse nuk të interesojnë shërbimet e Microsoft duket sikur po të detyrojnë të paguash diçka që nuk e do. Ndërsa kompania përdor kushtet e përdorimit si argument, shumë përdorues ankohen se nuk janë rikujtuar gjatë kohës që kanë qenë duke e përdorur shërbimin. Edhe ky mbetet argument, një lajmërim nuk do i kushtonte asgjë kompanisë, ndërsa një përdoruesi një email të rëndësishëm.
Kështu pra, kontrollo sa të dhëna ke shkëmbyer e sa hapësirë bosh të ka mbetur ende.