Disa aplikacione të Google në iOS janë duke shfaqur tabela shqetësuese të cilat në kohë kur nuk i besojmë dot as miqve tanë në WhatsApp, sigurisht që nuk do i marrim lehtshëm. Tabela lajmëron se aplikacioni nuk i ka përditësimet më të fundit të sigurisë ndaj edhe është e rrezikshme t’i përdorësh.
Por le të rrimë të qetë, konfirmohet se kemi të bëjmë vetëm me një bug të momentit.
Nëse klikon mbi “Continue“, aplikacionet do të vazhdojnë punën normalisht pa asnjë problem. Por padyshim një mesazh i tillë të bën të mendohesh dy herë.
Nga ana tjetër mesazhi nuk është plotësisht i pavërtetë, disa aplikacione të Google në iOS nuk janë përditësuar që nga dhjetori, kjo sepse ende nuk janë përshatur me kërkesat e privatësisë nga Apple. Zërat thonë që kompania po punon që lista e detajeve që ato mbledhin të mos duket keq.