Facebook duket se është përqëndruar fort në krijimin e një lidhjeje solide midis aplikacioneve të saj.
Sipas një raporti, në të ardhmen përdorues të aplikacioneve të ndryshme Facebook do të mund të komunikojnë me njeri tjetrin krejt lehtësisht. Pra mjafon të kesh Instagram, WhatsApp ose Messenger dhe aplikacionet do të shkëmbejnë të dhëna me njera tjetrën pa problem.
Sipas kodit të pikasur nga WABetaInfo, Facebook mund të kuptojë kur një kontakt në WP është i bllokuar, detaje të bisedës si numri i kontaktit, numëruesi e mesazheve, nëse biseda është e arkivuar etj, por jo kontentin e bisedës, anëtarët apo fotot.
Nuk është e qartë nëse përdoruesit do të kenë mundësinë ta ç’aktivizojnë opsionin. E gjithashtu ndërsa është në punim e sipër ndoshta do të pësojë ndryshime rrugës.
Planet e Facebook për të unifikuar aplikacionet e saj janë të hershme. Implementimi i Messenger Rooms në WhatsApp ishte një tregues i qartë.