Kur mendonim se i debati TikTok po shuhej, Walmart futet në valle. Mesa duket gjigandi i supermarketeve në amerikë po bashkëpunon me Microsoft për të blerë biznesin e U.S TikTok nga ByteDance i Kinës.
Çdo Walmart në këtë mes? Sipas raportimeve kompania do të ndihmojë ta kthejë TikTok U.S në një aplikacion shit blerje për krijuesit dhe përdoruesit, ngjashëm me një aplikacion tjetër të ByteDance në Kinë.
Mes Microsoft dhe ByteDance ende nuk ka një akord, ato kanë ende kohë deri në 15 shtator për të propozuar një marrveshje në Shtëpinë e Bardhë.
Walmart i shton marrveshjes së mësipërme eksperiencë në fushën e tregtisë online. Por kjo kompani ka një prezencë goxha të madhe në Kinë çka do ti shtonte komplikacione bashkëpunimit Microsoft–ByteDance nën aprovimin e Trump.