Duke filluar nga dita e enjte, përdoruesit në Kanada dhe SHBA që janë mbi 18 vjeç do të kenë mundësi të aksesojnë platformën sociale VR të Meta, Horizon Worlds.
Horizon Worlds është tentativa e parë e publikimit të diçkaje që i përngjan vizionit të Mark Zuckerberg për metaverse. Kjo është një platformë e zgjerueshme multiplayer që bashkon Roblox dhe botën e OASIS VR nga Ready Player One. Në këtë platformë ju mund të regjistroheni përmes një adrese në Facebook dhe mund të rrini me 20 miq njëkohësisht në hapësirën virtuale.
Për herë të parë Horizon u prezantua në shtator të 2019 si një version privat beta, i cili ka evoluar nga ambienti i ngjashëm me Minecraft në një platformë më sociale. Përdoruesit e hershëm të kësaj platforme kanë mbajtur comedy shows të rregullt dhe kanë organizuar një natë filmi.
“Tashmë ne mund të zgjerojmë bazën e përdoruesve dhe t’i ofrojmë atyre një mënyrë interesante për të kaluar kohën.” thotë Vivek Sharma.
Pjesa kryesore e Horizon Worlds është aftësia për të shkruajtur një kod bazik që ju lejon të vendosni rregulla rreth mënyrës se si objektet funksionojnë. Ky kod i quajtur script blocks, sillet në mënyrë të ngjashme me layers në Photoshop, duke ju lejuar të ndërlidhni rregulla të ndryshme për të krijuar situata komplekse. Për momentin, në platformë nuk ekziston asnjë mënyrë për të bërë para si një krijues apo guidë.