Ndoshta nuk ka mbërritur ende në smartphonin tënd por Facebook ka integruar Messenger edhe në Instagram tashmë dhe opsioni po shpërndahet avash avash.
Kjo do të thotë se tashmë do të mund të dërgosh e marrësh mesazhe nga dhe drejt përdoruesve të Messenger nga Instagram.
Me rëndësi të thuhet se një përdorues e ka ende të drejtën të zgjedhë nëse e do këtë përditësim të ri apo jo. Nëse pranon, eksperienca e mesazhimit në Instagram do të jetë krejt e njëjtë me platformën Messenger duke sjellë opsione si forward, ndryshime në chat, stickers, Watch Together, vanish mode dhe shumë të tjera.
Përveç kësaj, Facebook ofron kontrolle të reja për të menaxhuar privatësinë, përfshi edhe ku dëshiron të shkojnë kërkesat për mesazhe.
Për të aktivizuar këtë shërbim duhet të përditësosh Instagramin. Me të marrë ndryshimin një dritare pop-up do të të pyesë nëse dëshiron ta marrësh Messenger apo jo.
Dhe kaq, mirë se erdhëm një hap më pranë WeChat-izmit të Facebook. Është vetëm çështje kohe përpara se WhatsApp të bëhet pjesë e shkrirjes.