Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka arrestuar 14 persona të cilët përdornin një skemë mashtruese në aplikacionet delivery. Prokurorët tregojnë se skema mashtruese konsistonte në krijimin e adresave të rreme duke përdorur informacione personale të vjedhura, dhe më pas shitjen e tyre drejt personave të pakualifikuar, ndërkohë që mblidhnin dhe referral bonsus.
Kjo padi u zbulua ditën e premte dhe i shtohet padive të ngritura për mashtrim në maj të këtij viti. Të 14 personat kishin kombësi braziliane dhe jetonin në Massachusetts. Për momentin me provat e zbuluara, këto persona mund të burgosen deri në 20 vite, bashkë me 2 vite të tjera për veprën penale të vjedhjes së identitetit.
Nga janari i 2019 e deri në prill të 2021, anëtarët e këtij grupi i tregonin klientëve se ato duhet të skanonin patentën e tyre kur i dorëzonin alkoolin. Prokurorët shpjegojnë se të akuzuarit i ndryshonin fotografitë në patenta dhe i lidhnin ato me informacione personale të vjedhura, dhe filluan të regjistroheshin me adresa të ndryshme që mund t’ia jepnin me qera drejtuesve të tjerë.
Këto adresa të rreme e ndihmuan grupin të grumbullonte referral bonuses që mund të kapin vlerën prej $1,000 për copë, madje një mesazh tregon se një kompani delivery pagoi $194,000 pasi u morën bonuse nga 487 adresa të rreme. Nuk është zbuluar ende se kush i aktivizoi këto adresa të rreme, por ato shfrytëzuan bashkëkomasit që ishin futur ilegalisht në këtë shtet dhe nuk plotësonin kushtet e regjistrimit në aplikacion.