Rikthehemi tek çështja e reklamave dhe si na gjurmojnë aktivitetin.
Google ka shtuar një extension pikërisht për këtë, Ads Transparency Spotlight tregon numrin e reklamave të karikuara në një faqe, reklamuesit dhe kompanitë prezente si dhe të dhënat e tua personale që po përdoren për të të shfaqur reklama.
Duhet të dimë nga ana tjetër se për momentin kjo praktikë përfshin vetëm shërbime që kanë implementuar skemën e Google dhe jo ato third party. Përveç informacionit shtojca tregon edhe prezencën e kompanive dhe shërbimeve në faqje. Për më tepër ofrohet nga një link për secilën kompani me politikën e privatsisë, teksa tregon si mbledhin dhe ruajnë të dhënat e përdoruesit.
Vlen për tu përmendur se jashtë shteteve të bashkuara mund të funksionojë ndryshe.
Kjo praktikë vjen si rrjedhojë e fushatës së re të Google për sa më shumë transparencë, pasuar nga ligjet e reja të Bashkimit Europian.